Komuna e Gjilanit gati me finalizimin e tregut tek kisha “Shën Nikolla”

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 12:16 | Nga

Komuna e Gjilanit është në procedurat e fundit të hapjes së tregut mobil modern për komunitetin serb tek kisha “Shën Nikolla”.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me përfaqësues të UN Kosova, të cilët janë financues të këtij tregu, kanë para nga afër shtandet moderne tashmë të vendosura aty, ndërsa pritet të hapet zyrtarisht gjatë ditëve në vijim.

Kryetari Haziri ka njoftuar se Komuna është në procedurë të hapjes edhe të tregut mobil në Kmetoc, për të vazhduar me tregjet në lagjen “Arbëria” dhe tek “Bunari i Përleplnicës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme