Komuna e Gjilanit pastron rrugët dhe trotuaret, nuk merret me improvizimet e opozitës

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Gjilanit, pas reshjeve të shumëta të borës, në mënyrë permanente po i pastron rrugët dhe trotuaret.

Deri tani, edhe në zonat e thella malore të gjitha rrugët janë të hapura dhe të kalueshme dhe nuk ka pasur asnjë ankesë nga ana e qytetarëve.

Komuna e Gjilanit e ka për obligim që t’u dalë në ndihmë qytetarëve 24 orë pandërprerë dhe këtë po e bën me të gjitha kapacitetet, pa u marrë fare me improvizimet e një pjese të opozitës.

Komuna e Gjilanit njofton qytetarët që për çdo problem që eventualisht mund të hasin të kontaktojnë numrat kujdestarë: +383 44 234 007 dhe +383 45 540 803. 



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme