Komuna e Gjilanit urdhëron rrënimin e objekteve të rrezikshme

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Inspektoratit në Gjilan ka marrë vendim për rrënimin e objekteve të cilat janë vlerësuar se paraqesin rrezik për qytetarët në rrugën “Abdullah Presheva” dhe largimin e mbetjeve të rrënojave të shtëpive.

Në këtë mënyrë shumë parcela do të pastrohen e do të rrënohen shtëpitë e braktisura, të cilat gjenden në lagjen e banuar nga komuniteti rom, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtoria ka urdhëruar pronarët e parcelave që të bëjnë rrënimin e objekteve të rrezikshme dhe largimin e mbetjeve të rrënojave në afat prej 8 ditësh. Në rast se nuk merren masa nga ata, atëherë inspektori i ndërtimit do të nxjerrë konkluzion mbi caktimin e datës së rrënimit dhe largimit të mbetjeve nga vendi i lokalizuar.

Po ashtu e njëjta Drejtori ka marrë për bazë edhe peticionin e qytetarëve nga ai mes duke konstatuar se objektet e evidentuara i përkasin zonës kadastrale të Komunës së Gjilanit siç është evidentuar në dispozitivin të këtij aktvendimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme