Pushteti lokal në Klinë, përveç realizimit të shumë projekteve në infrastrukturë rrugore (asfaltim) dhe fusha tjera, në gjithë territorin e Komunës së Klinës, është duke u punuar në riparim dhe mirëmbajtjen e rrugëve nëpër zona ku deri tash ato arterie kanë qenë të vështira për kalim.
Nga buxheti i Komunës janë ndarë 60 mijë euro për këtë destinim.
Deri më tani është intervenuar në sanimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve nëpër qytetin e Klinës, fshatrat Patok, Zajm, Leskoc, Shtupel, Radulloc, Pataqan, Dresnikë, Dollc, lagjen “Arbëria”, njofton Komuna e Klinës.
Në projekt janë edhe riparimet e rrugëve me zhavorr aty ku është më e nevojshme. Shumë rrugë janë asfaltuar dhe po asfaltohen në Komunën e Klinës ndërkohë që në projekt janë edhe asfaltime të rrugëve tjera që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve. “Institucionet komunale të Klinës mbesin të përkushtuara që të investohet në të gjitha lokalitetet e kësaj komune e në veçanti në projekte që prekin interesin e shoqërisë”, thotë kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota.