Komuna e Lipjanit po kujdeset që mërgimtarët të kënaqen edhe me këngë e valle, gjatë pushimeve në vendlindje

Prishtinë | 27 Kor 2023 | 22:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Lipjanit, në kuadër të shënimit të ditëve për diasporën, ka organizuar koncert me artistë eminentë.

Në binën e ngritur në sheshin “Adem Jashari” performuan Grupi i Valltarëve “Lipjani”, Alban Mehmeti, Taulant Sllamniku, Robot Show, DJ Robi e Emira Kika, raporton Ekonomia Online.

Qytetarë të intervistuar nga Ekonomia Online, e vlerësuan dhe falënderuan Komunën e Lipjanit, që kujdeset që mërgimtarët të kalojnë sa më mirë gjatë pushimeve verore në vendlindje.

“Shumë mirë po kalojmë. Kjo është shumë mirë që e ka organizuar Komuna e Lipjanit”, tha një qytetar.

“Ne kemi ardhë të dielën, po kalojmë shumë mirë, po kënaqemi. Më mirë se në Kosovë nuk ka, po të tregoj drejt”, tha një tjetër bashkatdhetar.

Në Lipjan sonte ka nisur Mërgata Fest & Sport, organizuar për nderë të Ditëve të Mërgatës.

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport do të organizojë për tri net me radhë një sërë aktivitetesh në 10 sporte, si dhe koncerte me muzikë.

Në ditën e parë bashkatdhetarët, por edhe qytetarë të tjerët, janë kënaqur me aktivitete në çiklizëm, ping-pong, shah, shigjetari e “flippera”.

Të ngjashme