Komuna e Malishevës: AUV dështoi, të gjenden fajtorët për ngordhjen e peshqve në Mirushë

Prishtinë | 06 Gus 2018 | 17:58 | Nga

Në lumin Mirusha të Malishevës ditë më pare u gjetën një sasi e madhe e peshqive të ngordhur, për të cilën shkaqen ende nuk janë të qarta.

Lidhur me këtë ka pasur një reagim nga Komuna e Malishevës, e cila përmes një komunikate per media e ka vlerësuar si dështim punën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) dhe Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinës (LUV).

“Komuna e Malishevës, e konsideron dështim të AUV-së dhe të laboratorit, ose fshehje e shkakut të ngordhjes masive të peshqve në lumin Mirusha, pasi në rezultatin e analizave dhe në konkludimin e tyre, thuhet se ngordhja e peshqve nuk ka ardhur si pasojë e kontaminim me parametrat e testuar! Në këtë raport laboratorik, nuk sqarohet shkaku i ngordhjes së peshqve, prandaj ne e konsiderojmë ose dështim, ose tentim për fshehje të shkakut, sepse ne kemi kërkuar, edhe nga AUV edhe nga inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, që analizohet shkaku i ngordhjes së peshqve”.

Në këtë komunë po dyshojnë se deri tek ndordhja e peshqive mund të ketë ardhur pa dashje.

“Inspektorati komunal i Malishevës, pas informacioneve të marra dhe pas gjetjes së disa gjurmëve në afërsi të lumit, ka kontaktuar pronarin e një ferme të pulave, nga i cili jemi informuar se ferma ka kontraktuar njësinë e “Hidroregjionit” në Malishevë, për të bërë zbrazjen e gropës septike të fermës, dhe duke u bazuar në këtë deklaratë dhe në gjurmët afër lumit, mbetjet organike të pularisë, janë derdhur në lum apo në afërsi të lumit. Kur tani lidhet raporti i analizave, se peshqit nuk kanë ngordhur nga kontaminimi (që janë vetëm analiza kimike), që i bie se shkaktar mund të jenë mbetjet organike, por për të cilat nuk jep asnjë detaj analiza e LUV-së, dhe deklaratave që posedon inspektorati, e për të cilat është e njoftuar edhe Policia e Kosovës, por edhe duke u bazuar në bisedimet me zyrtarë të AUV-së, peshqit kanë ngordhur nga mungesa e oksigjenit në ujë, si pasojë e derdhjes së mbetjeve organike”.

Komuna e Malishevës ka kërkuar që organet e rendit dhe organet përgjegjëse të hetojnë rastin dhe të gjenden fajtorët. Gjithashtu është kërkuar të hetohet “Hidroregjioni” dhe AUV.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme