Komuna e Malishevës thirrje qytetarëve: Gjendje e rënduar për shkak të reshjeve, mos lëvizni pa nevojë

Prishtinë | 06 Jan 2026 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Malishevës ka bërë thirrje që të mos lëvizet pa nevojë pasi që gjendja në këtë komunë është rënduar si shkak i reshjeve të shiut.

Nga Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatave emergjente është bërë thirrje që të shfrytëzohen rrugët alternative.

“Apel: Gjendje e rënduar për shkak të reshjeve – Mos lëvizni pa nevojë. Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatave emergjente u bën apel të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës që të shmangin lëvizjet e panevojshme, për shkak të gjendjes së rënduar të krijuar nga reshjet e pandërprera. ‘Shumë rrugë janë bllokuar nga uji si pasojë e rritjes së nivelit të lumenjve dhe përroskave, duke e vështirësuar qarkullimin. Andaj, lusim qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë dhe, në rastet kur lëvizja është e domosdoshme, të shfrytëzojnë rrugët alternative’. Të gjitha ekipet emergjente janë në terren dhe po angazhohen intensivisht për menaxhimin e situatës”, thuhet në thirrjen e komunës.

Të ngjashme