Komuna e Mitrovicës së Jugut ka vënë në dispozicion autobotët me ujë, pasi që aktualisht uji nuk është i lejueshëm të përdoret për pije.
Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci duke u bërë thirrje qytetarëve të cilët kanë nevojë për furnizim me ujë të shkojnë në sheshin edhe ku është vendosur cisterna.
“Të dashur qytetarë, kemi vënë në dispozicion autobotë me ujë (cisterna) në qendër të qytetit, në sheshin Mehe Uka, si dhe në rrugën Ali Zeneli. Të gjithë ata që kanë nevojë, ejani për furnizim”, ka shkruar Peci.