Komuna e Mitrovicës synon të rrënojë dy monumente midis qendrës

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Mitrovicës i është kthyer iniciativës për të rrënuar atë që njihet si Shtëpia e Armatës në qendër të qytetit. Pos kësaj nisme, që ishte marrë edhe në fillim të vitit 2017, tash pushteti lokal ka shkuar edhe më tej.

Synon të rrënojë edhe ndërtesën e Postës së Vjetër. Por që të dyja janë monumente. Janë pjesë e Listës së trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme. Dy ndërtesat janë nën mbrojtje qysh prej vitit 2017, ndërkohë që Komuna e Mitrovicës nuk i konsideron ato si asete të trashëgimisë kulturore. Synon që të zëvendësohen me ndërtime të reja. Këtë nismë e ka institucionalizuar.

Komuna i është drejtuar me një kërkesë Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë në ditën e 6-të të shkurtit. E ka njoftuar atë se Komuna ka nisur hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, i cili përcakton synimet afatgjata të zhvillimit, destinimin e sipërfaqeve dhe prioritetet strategjike.

“Komuna e Mitrovicës e sheh si pengesë ish-objektin e Armatës dhe objektin Posta e Vjetër, të cilat aktualisht kanë statusin e mbrojtjes së përkohshme dhe gjatë hartimit të PZhK-së statusi i tyre interferon në destinimin e sipërfaqeve, gjë që paraqet pengesë me objektivat e Komunës për periudhën 8-vjeçare sa hartohet ky plan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme