“Islamic Relief Kosova” ndihmon QKMF-në e Mitrovicës

Mitrovicë | 10 Gus 2017 | 18:27 | Nga

Përmes një donacioni të organizatës “Islamik Relief Kosova”, është ndihmuar QKMF e Mitrovicës me pajisje dhe material shpenzues me vlerë prej 353 758 dollarësh.

Me rastin e pranimit të donacionit pjesëmarrës ishin kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka, drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Vlora Haxhimehmedi, drejtori për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Qazim Nimani, si dhe përfaqësuesit e donatorëve “Globus Relief ” dhe “Islamik Relief Kosova”, Ramadan Berisha dhe Blerim Gashi.

Në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka falënderuar organizatën “Islamik Relief Kosova”, për ndihmën e vazhdueshme që kjo organizatë po jep për Mitrovicën.

“Më lejoni që ne emër tim dhe në emër të qytetarëve te Komunës së Mitrovicës të ju falënderoi për veprimet e juaja humane te treguar në vazhdimësi, duke mundësuar kështu realizimin e dhjetëra projekteve në të mirë të qytetarëve tanë”, shtoi më tutje kryetari Bahtiri.

Edhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Vlora Haxhimehmedi, falënderoi donatoret duke e cilësuar si shume te rëndësishme këtë donacion jo vetëm për shëndetësin primare por edhe atë sekondare, meqenëse sektori i shëndetësisë duhet të këtë gjithmonë prioritet dhe veprimet e tilla janë për tu përgëzuar.

Një pjesë e madhe e donacionit do të furnizoi QKMF Mitrovicën, përfshirë këtu 10 Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe 13 Ambulantat e Mjekësisë Familjarë aty ku ka nevojë, ndërsa pjesa tjetër e donacionit që është specifik për nivelin dytësore, Drejtoria e Shëndetësisë do t’ja jap Spitalit Rajonal të Mitrovicës.

Donacioni është dhuruar nga “Globus Relief” ne SHBA përmes “Islamik Relief Kosova”.

Image may contain: 6 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 2 people, people standing and indoor

Image may contain: 1 person

Të ngjashme