Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar se komuna që drejton do të ndajë nga 100 euro për çdo qytetar të prekur nga Covid-19.
Gashi poashtu ka thënë se qytetarët që kanë humbur betejen me koronavirusin, familjeve të tyre do t’u ndahen nga 300 euro.
“Sot, mbajtëm seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, për ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e banorëve të prekur nga Covid-19, në qytetin e Obiliqit. Duke parë, situatën dhe rrjedhën e jetës që ka ndryshuar kjo pandemi, me 18 vota për dhe dy kundër, asambleja komunale, ka aprovuar vendimin për ndarjen e këtyre mjeteve, ku për çdo qytetarë të prekur nga Covid-19 do të subvenciohen me nga 100€, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do subvencionohen me nga 300€, ky vendim do vlejë që nga dita e shpalljes së pandemisë e deri në përfundimin e saj sipas vendimeve të institucioneve shëndetësore”, ka thënë Gashi.