Zyrtarët komunalë të Podujevës po planifikojnë që t’u vihet qira për shtëpitë në “Lagjen e Dëshmorëve” dy kategorive që janë të liruara nga shumë pagesa publike.
Kjo është paraparë në Programin trevjeçar të banimit 2019-2021, i cili është miratuar në seancën e Kuvendit Komunal të mbajtur të hënën. Në këtë lagje banojnë kategoritë e luftës dhe sociale, të dyja të liruara nga shumë pagesa.
“Komuna e Podujevës për momentin nuk ka banesa të ndërtuara nga Komuna, Qeveria dhe donatorët të cilat jepen me qira, por planifikohet që shtëpitë e ndërtuara në ‘Lagje të Dëshmorëve’, t’iu caktohet një vlerë e qirasë për shfrytëzimin e tyre”, thuhet në këtë dokument.