Komuna e Prishtinës ka njoftuar për asfaltimin e rrugëve në lagjet “Myrtaj” dhe “Blakaj” të Mramorit, me ç’rast ka njoftuar se këtyre rrugëve do t’iu shtohet sinjalizimi horizontal, vertikal dhe anësoret në pjesët e nevojshme.
“Rrugët në lagjet “Myrtaj” dhe “Blakaj” në Mramor, janë rrugë të shtruara së fundmi. Sot atyre po iu shtohet sinjalizimi horizontal dhe ai vertikal, si dhe mbrojtëset anësore në pjesët e nevojshme”, shkruan në faqen zyrtare të komunës në Facebook.