Komuna e Prishtinës si institucion ku përfshihen edhe shkollat fillore, të mesme e kopshtet publike i ka borxh 307 mijë euro për ujë dhe kanalizim Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ndërsa prej tyre 9 mijë euro borxh i ka vetëm Kuvendi Komunal me bashkësitë lokale, transmeton zeri.info.
KRU “Prishtina” i ka tërhequr vërejtjen këtyre bashkësive se kjo është vërejtja e fundit publike dhe nëse nuk paguhet borxhi, do të ndëmirren hapa konkretë: shkyçje nga të gjitha shërbimet dhe masa Ligjore Përmbarimore.
Institucioni po ashtu fton qytetarët që t’u përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare dhe atyre që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, të respektojnë në përpikmëri kontratën.