Një grup vullnetarësh, bashkë me Komunën e Prishtinës, po ndihmojnë familjet në nevojë, pas situatës së krijuar nga pandemia e Coronavirusit.
Koordinatori i vullnetarëve, Baton Dushi ka treguar se sot ishte dita e dytë e këtij aktiviteti vullnetarë. Ai është shprehur i kënaqur me punën e vullnetarëve dhe ka thënë se humanizmi është ajo që i duhet shoqërisë. Këro pako sipas tij janë blerë nga Komuna e Prishtinës dhe po shpërndahen nga vullnetarët.
“Sot ishte dita e dytë kur me vullnetarët iu gjendem pranë komunitetit. Edhe sot bëmë shpërndarjen e paketave higjienike. Na gëzoj fakti se tashmë komuniteti ishte në dijeni të aksionit tonë dhe të organizimit të trupës vullnetare për të ju gjendur komunitetit në këto ditë të kufizimi karantinë nga pandemia! Dua t‘i falënderoi kolegët vullnetarë që sot punuam bashkë në këtë aktivitet! Ata ishin sot më shumë se vetëm vullnetarë, mua më dhanë ta ndjeja si një familje e madhe që po funksionon dhe kjo është pikërisht çka na duhet”, ka shkruar Dushi në Facebook.