Komuna e Prishtinës “e pastron” hyrjen e QKUK-së, lirohen hapësirat e uzurpuara

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës i ka hequr disa dyqane në hyrje të QKUK-së.

Drejtoria e Inspekcionit e ka bërë lirimin e hapësirave të uzurpuara në atë pjesë dhe për këtë ka njoftuar në Facebook nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj.

“Hyrja tek QKUK frymon më lirshëm, prej sot! Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës ka bërë lirimin e hapësirave të uzurpuara në hyrje të QKUKsë. Do të lirojmë hapësirat publike në vazhdimësi. E kemi prioritet”, ka shkruar ai, duke e përmendur drejtorin e kësaj drejtorie, Florian Dushin.

Ai ka publikuar edhe disa fotografi nga ky aksion i Komunës.

Të ngjashme