Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur të premten se ka marrë vendim për ndryshimin e orarit të punës me palë në Sektorin e Gjendjes Civile (SGJC) dhe në Qendrën për Shërbim me Qytetarë (QSHQ).
Sipas njoftimit, nga e hëna e ardhshme orari i punës me palë në këto dy sektorë, do të jetë duke filluar nga ora 07:30 deri në orën 16:00.
“Ju njoftojmë se, Drejtoria e Administratës së Kryeqytetit, ka marr vendim për ndryshimin e orarit të punës me palë në Sektorin e Gjendjes Civile (SGJC) dhe në Qendrën për Shërbim me Qytetarë (QSHQ). Tani e tutje, orari i punës me palë në këto dy sektorë, do të jetë duke filluar nga ora 07:30 deri në orën 16:00. Vendimi hyn në fuqi nga dita e Hënë, më datë 06 qershor 2022”, thuhet në njoftim.
Komuna ka thënë po ashtu se vendimi është marrë bazuar në numrin e madh të kërkesave për shërbime nga qytetarët e kryeqytetit, Drejtoria e Administratës ka marr këtë vendim, me qëllim të rritjes së kohëzgjatjes për shërbime si dhe mundësinë për ofrimin e shërbimeve për qytetarët që punojnë e nuk kanë pasur mundësi për paraqitjen e kërkesave të tyre në oraret e deritanishme.
Deri në këtë vendim, orari i punës me palë ka qenë 08:00 – 16:00.