Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj kabllove të cilat nuk i largojnë kompanitë pas intervenimeve.
Përmes një njoftimi, Komuna ka thënë se KEDS-i me ndërrimin e shtyllave, kabllot e kompanive të tjera po mbesin në rrugë, të cilat po krijojnë kaos.
Madje Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar edhe gjoba ndaj tyre.
“Ka shumë raste që KEDS ndërron shtyllat, e kabllot e kompanive të tjera (telefon, internet, etj) mbesin në rrugë. Jemi duke i kontaktuar me radhë, dhe tashmë disa prej tyre kanë filluar t’i largojnë. Nuk do ta tolerojmë këtë kaos nëpër lagjet e Prishtinës. Kompanitë që nuk i largojnë kabllot e tyre, do të gjobiten”, thuhet në njoftimin e Komunës.