Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli deklaroi se qarkullimi i të gjitha veturave brenda qytetit do të ndalohet duke filluar nga ora 06:00 deri në 22:00.
Në këtë vendim nuk do të hyjnë automjetet e policisë, emergjencës, misioneve diplomatike apo zyrtarëve tjerë. Pacolli tutje ka bërë të ditur se do të parandalohet edhe shitja e thëngjillit.
“Është marrë vendim që të ndalohet shitja e thëngillit brenda terriorit të Prishtinës, dhe të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve brenda qytetit nga ora 6:00 deri në 22:00.
Automojetet e transportit publik, emegjenca dhe policia, diplomatike, KFOR, EULEX, taksitë e lincesuar etj, këto janë të lejuara që të futen në brendinë e qytetit”, tha Pacolli.
Pacolli gjithashtu theksoi se tranporti i udhëtarëve me autobusët e Trafikut Urban do të jetë pa pagesë, gjë që do të mundësohet nga qeveria e Kosovës.
“Tranporti i udhëtarëve nga Trafiku Urban në intervalin kohor do të bëhet pa pagesë që financohet nga qeveria e Kosovës”.
Ndryshe numri i veturave që hynë e dalin nga Prishtina në një ditë, cilësohet se shkon në 120 mijë vetura.