Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e marrëveshjes për autobusët ndërurbanë

Prishtinë | 17 Gus 2025 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje publike për respektimin e marrëveshjes shumëpalëshe lidhur me qarkullimin e autobusëve ndërurbanë, përfshirë linjat nga Podujeva. Në një njoftim zyrtar, Komuna thekson se ndalimet e paautorizuara, si ato te Xhamia e Llapit, janë të papranueshme dhe përbëjnë shkelje të marrëveshjes dhe rregullave komunale.

Autoritetet paralajmërojnë masa ligjore ndaj operatorëve që anashkalojnë Stacionin e Autobusëve të Prishtinës, si pikë e vetme zyrtare për ndalimin dhe nisjen e linjave ndërurbane. Po ashtu, u bëhet thirrje institucioneve qendrore të revokojnë licencat e operatorëve që nuk i përmbahen itinerarit të caktuar.

Komuna e Prishtinës shpreh gatishmëri për dialog, por njofton se do të veprojë me vendosmëri për të ruajtur rendin dhe sigurinë në transportin publik.

Të ngjashme