Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë sot një veprim për lirimin e hapësirave publike. Në një postim në rrjetin social Twitter nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka shkruar se ky është prioriteti i qeverisjes së tyre. “Hapësirat publike po lirohen! Ky është prioritet i qeverisjes sonë”, shkruan ai. Në fotografitë e publikuara shihet se nga oborri […]
Komuna e Prishtinës me aksion për lirimin e hapësirave publike

Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë sot një veprim për lirimin e hapësirave publike.
Në një postim në rrjetin social Twitter nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka shkruar se ky është prioriteti i qeverisjes së tyre.
“Hapësirat publike po lirohen! Ky është prioritet i qeverisjes sonë”, shkruan ai.
Në fotografitë e publikuara shihet se nga oborri i kampusit universitar po largohet një orë e vendosur nga disa kompani private.
Një e tillë është hequr edhe në afërsi të objektit të Komunës së Prishtinës.
Hapësirat publike po lirohen! Ky është prioritet i qeverisjes sonë. #Prishtina pic.twitter.com/VdfQ2oeB2o
— Alban Zogaj (@albanzogaj) April 4, 2022

















