Komuna e Prishtinës njofton se gjatë ditëve në vijim priten temperatura të ulëta, ngrica dhe reshje bore.
Sipas njoftimit, qytetarët këshillohen të kufizojnë lëvizjet vetëm në raste të domosdoshme, të përdorin pajisjet dimërore dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Transporti publik mund të ketë vonesa, dhe në disa zona mund të pezullohet përkohësisht deri në përmirësimin e kushteve.
Për çdo problem në qarkullim, kontaktoni Qendrën e Thirrjeve: 0800 122 33 ose 0800 122 44.