Komuna e Prishtinës merr masat e para parandaluese për Coronavirusin

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës do të fillojë masat e para parandaluese për Coronavirusin.

Për shkak të rrezikut më të lartë nga virusi për të moshuarit, do të mbyllen përkohësisht Qendrat Sociale për të Moshuarit si dhe do të bëhet dezinfektimi i të gjithë autobusëve të Trafikut Urban.

“Gjithashtu, së bashku me ekipet punuese gjatë këtyre ditëve do të shqyrtojmë edhe aplikimin e masave të tjera parandaluese”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme