Komuna e Prishtinës ndalon shpërndarjen e fletushkave dhe broshurave

Prishtinë | 05 Pri 2019 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka ndaluar shpërndarjen e fletushkave dhe broshurave jashtë vendeve të përcaktuara nga Komuna. Për shkelësit e këtij vendimi, do të shqiptohen edhe gjoba prej 90 euro.

“Njoftojmë të gjitha subjektet ekonomike të cilat bëjnë shpërndarje të broshurave/fletushkave se në bazë të Udhëzimit Administrativ nr.06/2018 për Ndëshkimin me Gjoba Mandatore, se hedhja e broshurave dhe fletushkave jashtë vendeve të përcaktuara nga Komuna është e ndaluar ?. Në rast të mosrespektimit shqiptohet dënimi prej 90.00 Euro”, thuhet në njoftimin e Komunës.

“Me qëllim të ruajtjes së ambientit nga broshurat që shfaqen në çdo rrugë, veturë, hymje kolektive etj, që nga data 1 Maj 2019, Drejtoria e Inspekcionit do të shqiptojë gjoba për çdo operator që shpërndan fletushka/broshura në vende që nuk janë caktuar nga komuna. Gjoba mund të duket e vogël por shqiptimi i shpeshtë dhe për çdo vend është shpenzim i lartë”, përfundon njoftimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme