Komuna e Prishtinës ndan 70 mijë euro për qira të veturave, reagon opozita

Prishtinë | 29 Tet 2016 | 13:58 | Nga

Ndarja e rreth 70 mijë eurove buxhet për vitin e ardhshëm nga Komuna e Prishtinës për qira të veturave zyrtare ka ngjallur reagime nga partitë opozitare në Prishtinë. Ato vlerësojnë se udhëheqja komunale është në kundërshtim me qëndrimet e veta.

Ekzekutivi komunal i Prishtinës në projekt buxhetin për vitin e ardhshëm ka ndarë rreth 70 mijë euro për qira të veturave zyrtare, raporton “038” i KTV-së.

Kjo ka ngjallur reagime nga opozita në kryeqytet.

Sokol Krasniqi nga LDK-ja ka thënë se ky veprim i komunës është edhe një dështim në realizimin e premtimeve që janë dhënë nga Shpend Ahmeti.

Kritika të ashpra ka drejtuar ndaj udhëheqjes komunale edhe Lirak Çelaj nga Partia Demokratike e Kosovës.

Por, zyrtarë të Komunës mohojnë se këto mjete janë luks. Zëdhënësja ka sqaruar se veturat janë blerë përmes formës së lizingut.

Por, kjo formë e blerjes së veturave, për PDK-në nuk është e duhur, pasi konsiderojnë se është shpenzim shtesë për komunën.

Veturat e reja zyrtare, gjithsej 14, do të përdorën kryesisht për shërbime administrative nga drejtoritë e ndryshme në terren.

Komuna ka theksuar se puna në terren është shtuar në krahasim me vitet e kaluara, andaj edhe është rritur nevoja për vetura të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme