Komuna e Prishtinës nesër prezanton gjetjet nga hulumtimet me teste serologjike

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe drejtori i Shëndetësisë, Bujar Gashi, nesër do të dalin në konferencë për të prezantuar gjetjet nga hulumtimet e realizuara në lidhje me reroprevalencën e COVID-19

Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se hulumtimi është i ndarë në dy pjesë dhe ofron të dhëna në lidhje me seroprevalencën te punonjësit shëndetësor dhe punonjësit e Komunës së Prishtinës.

Ndërkaë hulumtimi i dytë, ofron të dhëna në lidhje me seroprevalencën te qytetarët e Prishtinës.

“Hulumtimi i parë është i ndarë në dy pjesë dhe ofron të dhëna në lidhje me seroprevalencën tek punonjësit shëndetësor dhe punëtorët e Komunës së Prishtinës. Ndërkaq hulumtimi i dytë ofron të dhëna në lidhje me seroprevalencën tek qytetarët e Prishtinës. Që të dy hulumtimet janë realizuar nga Komuna e Prishtinës, në vazhdën e përpjekjeve për të menaxhuar dhe për të ju përgjigjur nevojave të dala si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia me sëmundjen COVID-19”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në korrik të vitit të kaluar, pati deklaruar se do të bëhen hulumtime me teste serologjike.

“Besoj se këto hulumtime dhe testimet e tjera do ta ndihmojnë IKSHP dhe Komunat e tjera për ta kuptuar më mirë situatën. E besojmë se kjo mund të kontribuoj edhe për hulumtuesit e tjerë. Këtë do ta bëjmë në koordinim me Odën e Mjekëve dhe institucionet e tjera relevante”, kishte deklaruar Ahmeti një vit më parë

Të ngjashme