Komuna e Prishtinës: Nga 31 marsi transportuesit për Podujevë obligohen të parkohen në Stacionin e Autobusëve

Prishtinë | 24 Mar 2025 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Pas shumë ditëve grevë, drejtuesit e autobusëve që udhëtojnë çdo ditë nga Podujeva për në Prishtinë dhe anasjelltas, të premten arritën një marrëveshje.

Komuna e Prishtinës sot nxori vendimin ku njoftohen transportuesit e udhëtarëve që operojnë brenda territorit të Podujevës se nga e hëna obligohen që të hyjnë në stacionin e autobusëve.

Njoftohen të gjithë transportuesit e udhëtarëve që operojnë brenda territorit të Komunës së Podujevës se prej datës 31.03.2025 (e hënë) obligohen të hyjnë në Stacionin e Autobusëve.

Nga kjo datë ndalohet parkimi dhe marrja e udhëtarëve në hapësirat e shfrytëzuara deri më tash.

Ndaj secilit operator që vepron në kundërshtim me këtë njoftim do të merren masa ndëshkimore nga inspektorët dhe organet tjera kompetente.

Këtu e gjeni njoftimin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim

Të ngjashme