Komuna e Prishtinës planifikon të krijojë ekipe vullnetare për t’iu ndihmuar të moshuarve

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se këtë javë kanë krijuar ekipin e vullnetarëve për shpërndarjen e pakove higjienike dhe ushqimore për ata që kanë më së shumti nevojë.

“Po ashtu po mendojmë edhe për ekipe që do ti ndihmojnë të moshuarit që jetojnë vetë për shërbime që ata mos me pas nevojë me dal”.

“Duhet të racionalizojmë ndihmat duke targetuar së pari ata që kanë më së shumti nevojë. Kjo kombinuar me intervenimin ekonomik do ta zbusë situaten sado pak”, shkruan ai në Facebook

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme