Komuna e Prishtinës pranon donacion dy vetura nga EULEX

Prishtinë | 25 Shk 2022 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës, organizoj ceremoninë e pranimit të donacionit nga EULEX për sektorin e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës.

Ceremonia e pranimit të donacionit u mbajt sot tek objekti i Komunës së Vjetër, ku i pranishëm ishte Shefi i Misionit të EULEX, Lars-Gunnar Wigemark bashkë me ekipin e tij.

Kryetari Rama, shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për donacionin e dy veturave për sektorin e Mirëqenies Sociale, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Komuna e Prishtinës ka pranuar nga EULEX.

Përveç kësaj, Kryetari Rama dhe Wigemark u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve drejt adresimit të nevojave për barazi, mbështetje në sundim të ligjit, infrastrukturë, arsim, shëndetësi, sport e kulturë deri në arritjen e transformimit të qytetit në të mirë të qytetarëve të Prishtinës.

Të ngjashme