Të gjithë ata të cilët nuk i rrethojnë dhe sigurojnë vendpunishtet, do të gjobiten.
Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Prishtinës, të cilët paralajmërojnë gjoba dhe ndërprerje të punimeve pa rrethoja dhe siguri në kryeqytet.
“Gjoba dhe ndërprerje e punimeve, pa përjashtim
për të gjithë ata që nuk i rrethojnë dhe sigurojnë vendpunishtet ?? në
Kryeqytet, sipas rregullave! Parandalimi i rrezikut në vendpunishte, sigurimi i
punëtorëve ?e
qytetarëve përreth dhe kujdesi për mjedisin janë të domosdoshme gjatë
zhvillimit të punimeve”, bëhet e ditur në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës.