Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë siguruar shujta ushqimore për zjarrfikësit e kësaj komune.
Sipas njoftimit, ka kontraktuar Kuzhinën Qendrore për t’i mbuluar shujtat për tri ndërrime të zjarrfikësve.
“Sot, drekova me Brigadën Profesionale të Zjarrëfikësve të Kryeqytetit në drekën e përgatitur nga Kuzhina Qendrora Sh. A. Kryeqyteti ka ndarë buxhetin dhe ka kontraktuar Kuzhinën Qendrore për të mbuluar shujtat ushqimore për tre ndërrime të zjarrëfikësve. Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka brenda mundësive për të ofruar kushtet sa më të mira të punës për zjarrëfikësit tanë”, ka shkruar Rama.