Nënkryetari i Komunës se Prizrenit, Kujtim Gashi ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Shefin e Zyrës se Këshillit te Evropës, Frank Power lidhur me programin për projektin: ‘Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të romëve në nivel lokal’.
Sipas tij, programi është iniciativë e përbashkët e Komisionit Evropian (DG NEAR) dhe Këshillit të Evropës për Ballkanin Perëndimor.
Postimi i plote:
Pata kënaqësinë që në emër të Kryetarit Shaqir Totaj, të nënshkruaj Memorandumin e Bashkëpunimit me z. Frank Power, Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës, në Kosovë. Programi ka për qëllim realizimin e Projektit: ‘Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të romëve në nivel lokal’. Programi është iniciativë e përbashkët e Komisionit Evropian (DG NEAR) dhe Këshillit të Evropës për Ballkanin Perëndimor. KG