Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit ka ndalur punimet në objektin shumëkatësh në lagjen “Jeta e Re”, pranë binarëve të hekurudhës.
Në një njoftim të Komunës thuhet se ky objekt nuk posedon asnjë leje ndërtimore, ndërsa kjo është hera e dytë që ndalohen punimet në këtë objekt.
Komuna e Prizrenit thekson se është e vendosur që të zbatojë rendin dhe ligjin në tërë territorin e saj, në dobi të të gjithë qytetarëve të saj.
“Zyrtarët komunalë në secilin rast të këtillë do të ndërmarrin masa ndaj ndaj shkelësve të ligjit”.