Pas reshjeve të vazhdueshme të shiut, Komuna e Rahovecit ka formuar shtabin komunal për emergjencë, pjesë e shtabit janë të gjithë Drejtorët e Drejtorive, njësia e zjarrfikësve, komandanti i policisë në Komunën e Rahovecit, ndërmarrjet publike dhe Qendra e Mjekësisë Familjare.
Shtabi komunal për emergjencë, ka për detyrë që të hartoi planin operativ për të u dalë në ndihmë qytetarëve të Komunës së Rahovecit, që rrezikohen nga përmbytjet si rezultat i reshjeve të shumta atmosferike.
Obligim tjetër i shtabit komunal për emergjencë është që të mblidhet urgjentisht dhe të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin e rrezikut të qytetarëve të Komunës së Rahovecit.
Sipas pikës shtatë të vendimit për formimin e shtabit Komunal për emergjencë , udhëheqës i këtij shtabi është kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.
Kurse në pikën nëntë të njëjtit vendim thuhet se ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe ka fuqi juridike, deri në përfundim të situatës emergjente.