Komuna e Rahovecit përmes një komunikate për media ka njoftuar se mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) do të mbahet me 21 shkurt 2022 me fillim në orën 15:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec.
Për këtë mbledhje Kryesuesi njëherit edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, ka propozuar këtë rend dite:
Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
Informatë rreth situatës së krijuar nga pandemia Covid – 19;
Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Rahovecit;
Analizë e sigurisë në territorin e Komunës së Rahovecit për vitin paraprak,
Siguria ne Trafik,
Monitorimi dhe raportimi mbi nivelin e sigurisë në shkolla dhe zbatimin e planit për siguri në shkolla,
Rreth veprimeve dhe masave për luftimin e shkelësve të ligjit në Komunën e Rahovecit,
Të ndryshme.