KKSB: Rregullimi i infrastrukturës rrugore ka ndikuar në uljen e aksidenteve në Viti

Viti | 09 Shk 2017 | 13:40 | Nga

Në mbledhjen e pare të këtij viti të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi që u mbajt sot, është diskutuar mbi gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë por edhe mbi raportin një vjeçar të këtij këshilli për vitin e shkuar.

Ndër tjerash është Kryetari Haliti ka falënderuar anëtarët e këtij këshilli të përberë nga mekanizmat e ndryshme si të policisë, bashkësive fetare e të tjerë për bashkëpunimin e mirë me Institucionet Komunale të Vitisë, duke potencuar se ky këshillë ka një rëndësi të veçantë për këtë komune.

Agim Lipovica, komandat i Stacionit Policor në Viti, tha se për kundër kushteve atmosferike që kanë mbretëruar në këtë komunë gjatë vitit të shkuar ka pasur ulje të aksidenteve dhe atë për 20%. Ai pohon se në uljen aksidenteve ka mundur të ndikoj edhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore konkretisht eliminimi i gropave në rrugë.

Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka folur për rëndësinë që ka ky këshillë për këtë komunë.

“ Me të vërtetë për mua Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka një rëndësi të veçantë. Me qenë se ky është takimi i parë dua të falënderoj të gjithë anëtarët e këtij këshilli për bashkëpunimin e mirë. Vërejtjet dhe sugjerimet të cilat jepen në mbledhje të KKSB-së ne i marrim parasysh sepse ato përveç që ndikojnë në sigurinë e qytetarëve ndikojnë edhe në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve tanë”, u shpreh kryetari Haliti.

Përndryshe gjatë këtij takimi është folur kryesisht për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë por është paraqitur edhe raporti një vjeçar i KKSB-së për vitin e shkuar.

Image may contain: 6 people, people sitting and indoor

Image may contain: 5 people, people sitting

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme