Komuna e Skenderajt përfituese e 20 shtëpive për familjet nevojtare

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 16:36 | Nga

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, ku ishte i pranishëm edhe zëvendësministri, Milazim Gashi.

Në këtë takim u diskutua për çështjen e kthimit dhe funksionimit të organeve komunale përgjegjëse për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u shpalos programi nga ministria për komunitete dhe kthim për ndarjen e e disa shtëpive për familjet nevojtare në Komunat e Kosovës.

Komuna e Skenderajt ka përfituar 20 shtëpi të cilat do të ndahen për familjet nevojtare në Komunën e Skenderajt.

Jashari, e falënderoi zëvendësministrin Gashi për këtë projekt shumë të rëndësishëm për qytetarët e Skenderajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme