Komuna e Skenderajt rrit shpenzimet për dreka e darka

Prishtinë | 02 Gus 2016 | 09:59 | Nga

Për disa kategori të shpenzimeve Komuna e Skenderajt në 6-mujorin e parë të këtij viti ka shpenzuar dyfish, trefish e madje pesëfish më shumë mjete se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa në disa kategori të tjera ka ulur dukshëm shpenzimet

Komuna e Skenderaj ka shpenzuar dyfish, madje edhe trefish e pesëfish më shumë mjete për disa kategori të shpenzimeve në 6-mujorin e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Siç shihet në raportin gjashtëmujor të shpenzimit të buxhetit, të cilin në Kuvendin e Skenderajt e ka paraqitur drejtori për Ekonomi, Financa e Zhvillim, Ismet Aliu, në disa kategori shpenzimet kanë qenë më të larta madje edhe 500 për qind.

Sipas raportit, për “Shërbime kontraktuale të tjera” Komuna e Skenderajt për 6 muajt e parë të këtij viti ka shpenzuar 135.510.92 euro ose 120 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin shpenzuar 61.514.73 euro.

Për “Furnizim me ushqim dhe pije” janë harxhuar 18.624.98 euro ose 36 për qind më shumë se në vitin 2015, kur ishin shpenzuar 13.697.14 euro. Për “Dru për ngrohje” janë shpenzuar dyfish më shumë mjete se në vitin 2015, përkatësisht derisa për gjashtë muajt e parë të këtij viti për dru janë shpenzuar 16.630 euro, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishin shpenzuar 8.639 euro ose 92,90 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme