“Zëri i Amerikës”, flet për vizitën e delegacionit të asamblistëve suharekas në Sarandë
“Për bashkëpunimin e mirë dhe të frytshëm në mes të Bashkisë së Sarandës dhe Komunës së Suharekës, që tash e disa vite po realizohet në fusha dhe mënyra të ndryshme, përveç mediave lokale po shkruajnë edhe ato të nivelit më të lartë dhe më profesional. Lidhur me vizitën që Asambleistët suharekas këto ditë po ia bëjnë Bashkisë së Sarandës, “Zëri i Amerikës” ka bërë një kronikë, ku ka intervistuar kryesuesin e Asamblesë z. Bexhet Kuçi dhe asamblesitën Shqipe Ram”, thuhet në komunikatën e komunës së Suharekës.
“Komuna e Suharekës dhe Bashkia e Sarandës, janë të binjakëzuar tash e mbi 10 vite dhe që nga atëherë shkëmbejnë vizata mes tyre dhe bashkëpunojnë në fusha të ndryshme”.