Në takimin e Sigurisë Lokale, nënkryetarja e komunës së Suharekës, Mihrije Suka, ka folur për aktivitetet kryesore që kanë ndodhur gjatë këtyre dy javëve.
Ajo pastaj ka raportuar edhe për situatën me COVID-19: 2698 raste, 1837 të shëruar, 86 vdekje dhe 775 aktive.
Ndërsa nga Policia e Kosovës u raportua se situata ka qenë e qetë por me këto raste: aksidente trafiku-15, dëmtim prone-3, lëndim i lehtë trupor-1, dhunë familjare-3, vjedhje-9, kanosje-2, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtje pa leje-1, shpërthim zjarri-6, vjedhje e pyllit-1, posedim i substancave narkotike-1, vjedhje e veturës-1 dhe tentim grabitje-1.