Komuna e Vushtrrisë do të subvencionojë 200 të rinj për zhvillim të shkathtësive të buta e aftësim për punësim. Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.
Ai tha se qëllimi i këtij subvencionimi është punësimi i të rinjve dhe të rejave të Komunës së Vushtrrisë, ku aktualisht ka treg për punësim të 350 të rinjve.
Njoftimi i plotë:
Komuna e Vushtrrisë do të subvencioj 200 të rinj për zhvillim të shkathtësive të buta e aftësim për punësim
Qëllimi këtij subvencionimi është punësimi i të rinjve dhe të rejave të Komunës së Vushtrrisë, ku aktualisht ka treg për punësim të 350 të rinjve, pra janë 350 vende të hapura të punës që kërkojnë të rinj që i kanë këto shkathtësi.
Subvencionimi bëhet në shkallë prej 50% ose 75.00 euro për një person, për shpenzimet e përfundimit tremujor të trajnimit.
Vendimi për subvencionimin e trajnimeve të 200 të rinjve vushtrrias bëhet për zhvillim të shkathtësive të buta e aftësim për punësim e të cilët përfundojnë me sukses trajnimin dhe marrin një ofertë pune legale.