Komuna e Vushtrrisë poi u apelon qytetarëve që të mos ndezin zjarre nëpër fusha, pasi kjo shpesh herë po rezulton me dëmtim të pronave
Përmes një komunikate për media, Komuna e Vushtrrisë iu bën apel qytetarëve të kenë kujdes të shtuar.
“Vendi jonë këtyre ditëve është duke u përballur me pandeminë botërorë të COVID-19. Institucionet Shtetërore dhe Komunale po bëjnë përpjekje maksimale për luftimin e saj dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve. Këtyre ditëve përveç saj është shpeshtuar edhe dukuria e ndezjes së zjarreve nëpër fusha dhe vende të ndryshme e që shpeshherë nga pakujdesia vien deri te dëmtimi i pronës dhe ndezja masive e pyjeve”, thuhet në komunikatë.
“Nëpërmes këtij apeli publik , kërkojmë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe mos të ndezin zjarre të cilat përveq se dëmtimit të pronave ky veprim është i dëmshëm edhe për vet shëndetin e njeriut. Kërkojmë nga qytetarët që të na ndihmojnë në identifikimin dhe lajmërimin në rast të zjarreve të pa kontrolluara dhe në raste se vërejnë zjarre ose tendenca për ndezje të tyre të lajmërohen në telefonin Zyrtar 112 , i cili është pa pagesë, ose të lajmërojnë policinë e Kosovës apo Njësinë e Zjarrfikëseve”, thekson komunikata.
Po ashtu, bëhet e ditur se për të gjithë qytetarët të cilët shkaktojnë zjarre të pa kontrolluara do të merren masa të rrepta ligjore sipas ligjeve në fuqi.