Komuna e Vushtrrisë ndan rreth 74 mijë euro për 107 fermerë

Prishtinë | 04 Maj 2023 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Vushtrrisë ka ndarë rreth 74 mijë euro për 107 fermerë  në kuadër të projektit “Subvencionimi i prodhimtarisë së qumështit me 0.05 për litër qumësht”, e që po ndodh për herë të parë në këtë  komunë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Ferit Idrizi në një njoftim në Facebook.

Ai ka thënë se  ndihet i lumtur që gjatë së enjtes e ka bërë nënshkrimin e listës së përfituesve.

Njoftimi i plotë:

Shumë i lumtur që sot nënshkrova listën për 107 fermerë përfitues, në kuadër të projektit “Subvencionimi i prodhimtarisë së qumështit me 0.05 (PESË CENT) për litër qumësht”, e që po ndodh për herë të parë në Komunën e Vushtrrisë!

Të ngjashme