Komuna e Vushtrrisë shënon Ditën Ndërkombëtare për Persona me Nevoja të Veçanta

Prishtinë | 04 Dhj 2023 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Vushtrrisë me aktivitete të shumta ka shënuar 3 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta.

“Pa Limit”, u quajt shfaqja që u ekzekutua nga klubi teatrot “Handikos” në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, përmes së cilës u tregua një ngjarje nga jeta e përditshme e këtij grupi të shoqërisë.

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, kjo shfaqje solli rrëfime dashurie, dhe shpërfaqi potencialin e dëshirën e të jetuarit pa kufizime.

Përveç shfaqjes, u organizua edhe ekspozitë me punime të personave me nevoja të veçanta, e cila u mbajt në hollin e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”.

Në anën tjetër, Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, e ka shënunar me dy aktivitete edhe Njësiti Komunal për Drejtat e Njeriut, e që ishin vizitë Shtëpisë Rezidenciale në Lumadh dhe diskutim për sfidat e personave me aftësi të kufizuara në Qendrën Rinore “Hareja”.

Të ngjashme