Drejtoria për Inspektime në komunën e Vushtrrisë, ua ka ndaluar ekspozimin e mallrave para lokaleve si dhe vendosjen e objekteve të përkohshme të gjitha subjekteve afariste dhe shitësve ambulantë që veprojnë në pjesën urbane të qytetit.
Sipas kësaj drejtorie, kjo po bëhet më qëllim të lirimit të hapësirave publike dhe në rast se ekspozimi i mallrave para lokaleve si gjeneratorë, frigoriferë, tavolina e gjëra të tjera, pa lejen e organit kompetent do të sekuestrohen.
“Të gjitha mallrat që gjenden në hapësirat publike (para lokaleve) si dhe objektet e përkohshme të cilat janë të vendosura në hapësirat publike pa lejen e organit kompetent, prej datës 12.04.2022 do të sekuestrohen dhe ndaj përfaqësuesve të subjekteve afariste do të ndërmerren masa administrative dhe kundërvajtjes, komfor ligjeve në fuqi”, thuhet në vendim e kësaj drejtorie, transmeton Klankosova.tv.
Në bazë të dokumentit, për lirimi e hapësirave publike, Drejtoria për Inspektime do të bashkëpunojë me Policinë e Kosovës për një gjë të tillë.