Komuna Hani i Elezit bën reduktimin e stafit, kërkon nga qytetarët të shmangin vizitat

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Hanit të Elezit, ka njoftuar qytetarët se ka bërë reduktimin e stafit dhe shërbimeve nëpër departamente dhe njësit komunale.

Megjithatë, Komuna e Hanit të Elezit, bën të ditur se po vazhdojnë të ofrojnë shërbimet e nevojshme dhe kërkesat e qytetarëve, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me dokumentacionet civile, transmeton Telegrafi.

“Kërkojmë nga qytetarët që të shmangin vizitat e kërkesat jo urgjente pranë administratës komunale, në dobi të mbrojtjes së shëndetit të tyre nga ekspozimi eventual ndaj rrezikut të virusit COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, numri i personave të prekur me coronavirus në Kosovë ka shkuar në 16. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka lutur qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për higjienën. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme