Kryetarët e komunave në vizitë studimore në Turqi, Ballazhi: Mundësi e mirë t’i shkëmbejmë përvojat

Prishtinë | 11 Maj 2022 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Komunave të Kosovës, i mbështetur nga Bashkimi Europian dhe GIZ-i Gjerman, kanë organizuar një vizitë 3 ditore në Turqi, ku po mbahet Punëtoria për hartimin e Strategjisë Kosovare për menaxhimin e integruar të mbeturinave.

I pranishëm është edhe kryetari i “Hanit të Elezit”, Mehmet Ballazhi, i cili tha se kjo vizitë është një mundësi e mirë që komunat e Kosovës të lidhin bashkëpunime dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre në lidhje me menaxhimin sa më efikas të mbeturinave.

“Së bashku me kryetarë të komunave të Kosovës, po qëndroj në një vizitë studimore në Turqi.
Organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, si dhe e mbështetur nga Bashkimi Europian dhe GIZ-i Gjerman, po organizohet një vizitë 3 ditore në Turqi, ku po mbahet Punëtoria për hartimin e Strategjisë Kosovare për menaxhimin e integruar të mbeturinave”.

“Kjo vizitë është edhe një mundësi e mirë që komunat e Kosovës të lidhin bashkëpunime dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre në lidhje me menaxhimin sa më efikas të mbeturinave, e që kjo i kontribuon mjedisit të pastër dhe shëndetit të qytetarëve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme