Komuna i largoi lodrat te “Luna Park” afër QKUK-së, qytetarët po e shfrytëzojnë për parking

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 12:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka hequr këndin e lojërave të fëmijëve “Luna Park” në mars të këtij viti.

Ky park gjendej në afërsi të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) dhe se i njëjti ishte jofunksional tash e shumë vite.

Në hapësirën e liruar Ekonomia Online ka qenë në vendin e ngjarjes ku me këtë rast nga pamjet shihet se kjo hapësirë është duke u shfrytëzuar për parkimin e veturave.

Por në një përgjigjeje me shkrim nga Komuna e Prishtinës i thanë Ekonomia Online se janë duke e punuar atë zonë duke mbjellë fidane edhe lule të ndryshme në atë formë që nuk do të mund të shfrytëzohet si parking në asnjë formë në të ardhmen.

“Drejtoria e Inspekcionit po vazhdon të merret me këtë çështje edhe në ditët e sotme. Si Drejtori në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Parqeve dhe Ndërmarrjen “Hortikultura” jemi duke e punuar atë zonë duke mbjellë fidane edhe lule të ndryshme në atë formë që nuk do të mund të shfrytëzohet si parking në asnjë formë në të ardhmen”.

Ndërkaq kujtojmë se edhe në vitin 2015 Komuna kishte marrë vendim për largimin e lojërave te “Luna Park”, por që ishte pezulluar me urdhër të Prokurorisë, kjo për shkak se nuk dihej pronësia e vërtetë e tyre.

Të ngjashme