Inspeksioni i Ndërtimit në komunën e Gjilanit ka bërë rrënimin e një objekti të ndërtuar pa leje në rrugën Gjilan-Bujanoc, konkretisht në afërsi të fshatit Shillovë.
Me këtë rast Milot Shkodra, shef i Inspeksionit të Ndërtimit, ka bërë të ditur se inspektorët fillimisht kanë marrë të gjitha veprimet ligjore që ndërtuesi të bëjë ndërprerjen e punimeve mirëpo i njëjti ka shkelur të gjitha rregullat e ligjit të ndërtimit.
“Në rrugën Gjilan-Bujanoc konkretisht në afërsi të fshatit Shillovë sot kemi bërë rrënimin e një objekti i cili ka në vete kishte disa sektor në procesin e ndërtimit. Fillimisht inspeksioni i ka dërguar vendimin për ndërprerje të punimeve dhe ka shirituar objektin, por edhe pas vendimeve të mara nga inspeksioni i ndërtimit siç janë: vendimi për ndërprerjen e punëve dhe vendimit për rrenim, ndërtuesi në fjalë i ka vazhduar punët në kundërshtim me ligjin e ndërtimit. gjatë ditës së djeshme në kemi bërë rrënimin e objekteve përcjellëse në këtë kantier të ndërtimit dhe do të jemi në terren gjithnjë”, ka thënë Shkodra në fjalën e tij.
Ai më tej ka potencuar se Komuna e Gjilanit nuk ka qëllimin e bllokimit të ndërtimeve, mirëpo, sipas tij, ato duhet të bëhen me leje të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe konform planeve dhe planifikimit afatgjatë të Komunës së Gjilanit.