Banorët e fshatit Hogosht, ka disa ditë që kanë lënë punët nëpër shtëpitë e tyre për t’i dalë në ndihmë klubit të futbollit Kika, shkruan sot Koha Ditore.
Kështu do të bëjnë, derisa fusha e klubit Kika të rregullohet dhe të jetë e pranueshme për gara të nivelit të Ligës së Parë. Në klub thonë se atë që nuk e ka bërë Komuna e Kamenicës për dy vjet, po e bëjnë banorët e fshatit.
Ka dy vjet, siç njofton klubi Kika, që Kuvendi komunal kishte aprovuar ndarjen e 6.000 eurove për ndërtimin e një muri rreth fushës. Por investimi mbeti vetëm premtim.